Sali Berisha vizitoi sot familjen Avdia për të shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë.
Dy ditë më parë, kjo familje humbi vajzën e tyre 7-vjeçare. Ajo u vra nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.
Më herët, në familjen e Jonada Avdisë ishte për ngushëllim edhe kryepolici Gledis Nano.
Pas ngjarjes, partia e Ilir Metës dhe ajo e Berishës kanë paralajmëruar një protestë që do të mbahet sot.
/a.r