• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti tragjik i mori jetën adoleshentit shqiptar, flet babai i këngëtarit grek: Djali im s’kishte faj, më vjen keq për 19-vjeçarin

by Java News
13/03/2024 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i këngëtarit grek, Giannis Xanthopoulos, i cili shkaktoi aksidenti tragjik ku humbi jetën 19-vjeçari shqiptar ka folur për mediet.

I përlotur ai tha: I vogli është mirë, shyqyr zotit ka shpëtuar. Është në rregull. Ai mund të kthehet në shtëpi nesër. Ai nuk ka faj për asgjë, nuk ka faj. Lajmin e mora vesh në mëngjes, u çmenda.

Gjatë intervistës ai ka shpjeguar se si e ka marrë vesh aksidentin e trafikut.

“E mësova nga djali im i madh. Ai duhej të shkonte në punë në 7:15 dhe u nis në 5:30 dhe nuk tha asgjë. Pastaj e mora për ta pyetur pse kaq herët dhe ai filloi të qante, më tha se ishte në spital sepse Giannakis u përplas. Më pas shkuam në spital me gruan time dhe ajo nuk e dinte”, tha ai .

Së fundi, babai i Giannis Xanthopoulos tha: Giannakis është i tronditur për fëmijën që u vra. Faleminderit Zotit djali im është mirë, por nuk më thonë gjithçka. Ata do të vijnë në shtëpi dhe do të më thonë. Giannis është shumë i ndjeshëm për atë që i ka ndodhur… Fajin e kishte tjetri që doli nga semafori. Më vjen shumë keq për fëmijën, kam qarë që në mëngjes” dhe pak para se të mbaronte deklaratat e tij shpërtheu në lot.

“Ai po monitorohet nga një psikolog”, tha nëna e tij

Për mediet ka folur edhe nëna e këngëtarit, Eleni. Duke folur në emisinin “Pame Danae” ajo tha se Giannis Xanthopoulos po monitorohet nga psikologu, pasi ndodhet në gjendje shoku pas aksidentit fatal.

Ajo tha: Nuk mund të flas. Falë Zotit është në spital dhe është gjallë. Nuk është e lehtë. Jam e lumtur për djalin tim që është gjallë, por më vjen keq për të tjerët. Djali im ishte i vetëm në makinë.

Çfarë deklaroi vëllai i tij

Dhe vëllai i tij foli për këngëtarin. Në prononcimet e tij për “Super Katerina”, ai ka përshkruar gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa ka theksuar se “Joannis nuk ka faj për aksidentin rrugor, i kanë zënë rrugën”  dhe shton: “Po trajtohet në spital, po presim. Po presim që mjekët të na thonë se çfarë po ndodh. Ai është akoma i trullosur, i dhembin edhe këmbët, e ka të vështirë tani. Dikush tjetër më thirri kur ndodhi aksidenti, jo vëllai im. Shkova atje dhe e gjeta të shtrirë.”

Si ndodhi aksidenti

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur xhipi i këngëtarit, i cili në videot e bër publike nga mediet greke duket duke ecur me shpejtësi të madhe, hyn në korsinëe kundërt dhe përplaset kokë më kokë me një automjet tjetër.

Këngëtari dyshohet se ka bërë manovrën specifike për të shmangur një mjet tjetër që kishte injoruar semaforin.
Pas përplasjes mjeti në të cilin ndodheshin dy 19-vjeçarë, të cilët ishin nisur për në punë, është përplasur me shtyllën e dritave. Si pasojë, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën, ndërsa 19-vjeçari tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë./m.j

Next Post
Emrat/ Ngjarja tronditëse: 14-vjeçarja dyshohet se u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy burra, zbulohen detaje

Emrat/ Ngjarja tronditëse: 14-vjeçarja dyshohet se u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy burra, zbulohen detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In