Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë.
Një punonjës policie, i cili ka qenë duke patrulluar me motor, ka aksidentuar një këmbësore 38-vjeçare, ku nga përplasja është plagosur edhe kolegu i tij.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.