Një aksident ajror i ka marrë jetën disa personave. Mësohet se një aeroplan i vogël është rrëzuar në Zvicër.
Mjeti i fluturimit u rrëzua në një zonë mes pyjeve në malin Rengg, në kantonin e Nidvaldenit, ndërsa shpërtheu në flakë.
Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që humbën jetën si dhe identitetet e tyre. Ndërkohë, policia po vijon me hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (BW)










