Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 3 perosnave ndodhi në Korçë ku mes të lënduarve janë një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 10-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çaushli. ‘BW’ raporton se dy kalimtarët, nënë e bir, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Ashtu siç konfirmoi dhe policia e Korçës, shtetasja me inicialet A.K, 43 vjeçe dhe shtetasi A.V, rreth 10 vjeç aktualisht ndodhet në reaminacion, në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, që situata paraqitet më e mirë për shoferin, shtetasin me inicialet A.F, 31 vjeç. Për më tepër shihni fotot që vijnë nga vendngjarja, ku shihet se si mjeti tip “Volkswagen” me targa KO 5929B, është shkatërruar në pjesën e parakolpit.




/BW










