• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Aksidenti” në Shkodër, zbardhet atentati ndaj të rinjve me motor, prangosen autorët

by A R
26/10/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen 2 të tjerë në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë.
Më datë 25.10.2016 rreth orës 12:30 është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Trush ka ndodhur një aksident.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nga veprimet hetimore ka rezultuar se nuk ishte aksident por tentative për vrasje.
Mjetet tip Benz me targë AA 304 OT me drejtues shtetasin Femih Gjorreta, dhe mjeti tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues shtetasin Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur mjetin motorrçikletë tip Jamaha pa targa në të cilin udhëtonin shtetasit F.J. 31 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe me pasagjer shtetasin A.J. 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes së motorrit nga 2 automjetet, shtetasit që udhëtonin në motorr kanë përfunduar në kanal. Më pas shtetasit që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda .
Aktualisht 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.
Falë veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit :
* Femih Gjorreta, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër
* Admir Gjorretaj, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
* G.Gj. 32 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër
* E.Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar :
* dy automjetet e autorëve
* motorri i të dëmtuarve
* një krëhër pistolete model 54 me 8 copë fishekë
* një shkop bejzbollisi
* një pistoletë manover
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga nenet 79/dh 22, 25, 278, e 290/1 të Kodit Penal./a.m.
Next Post
Rusia publikon imazhin e parë të raketës sekrete

Rusia publikon imazhin e parë të raketës sekrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In