Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin, Krijos Abazi, 28 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa AA003PF në unazën jugore Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA824BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi Dritan Kalemi. Gjithashtu është dëmtuar shtetasi F.M, 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “BMW” dhe pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.