Ka ndërruar jetë 49-vjeçari nga Divjaka i aksidentuar nga një automjet. Shtetasi me inicialet Gj.P ka humbur jetën në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të rënda në trup.
Viktima ishte duke udhëtuar me një biçikletë në fshatin Mërtish kur u përlas nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Alban Pashaj, banues në Lushnje. Ky i fundit u prangos nga policia pas aksidentit./a.m.