2 shoferë automjetesh, 21-vjeçari me iniciale G.K. dhe 39-vjeçari me iniciale E.H. kanë rënë në pranga për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjeri 52-vjeçar me iniciale A.H., si dhe u dëmtuan 2 shoferët e mjeteve dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Viktima ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga 39-vjeçari me iniciale E.H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.