Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Klos. Një person ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Ai ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Në fshatin Dars, bashkia Klos, shtetasi D.D., duke drejtuar motorçikletën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motorçikleta ka dalë nga rruga.
Shtetasi D.D., është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia./m.j











