Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Jorgucat, pjesë e Bashkisë Dropull, ku një person raportohet të ketë humbur jetën.
Mësohet se një makinë, në përpjekje për të parakaluar një furgon, është përplasur me këtë të fundit dhe ka dalë nga rruga, duke goditur për vdekje një bari që ka qenë në anë të rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë./m.j