Një shqiptar ka humbur jetën dje në Itali pasi u përfshi në një aksident.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në provincën e Fondit, në Romë.
Një furgon ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ka qenë shoferi i furgonit ai i cili ka njoftuar policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Policia italiane ka identifikuar viktimën, i cili ishte një shqiptar 54 vjeçar.
/a.rada