Dy persona u vunë në pranga nga Policia e Durrësit pasi janë shkaktarë të një aksidenti që po i rrezikon jetën një këmbësori 77-vjeçar.
Aksidenti ndodhi gjatë ditës së djeshme tek “Kali i Trojës”, ku një automjet tip Volsvagen me shofer Mikel Hamitin, goditi nga mbrapa një automjet tjetër tip Benz që drejtohej nga Aurel Mulla.
27-vjeçari Hamiti dhe shoferi tjetër 45-vjecar u arrestuan nga policia, pasi Benzi që u përplas, nga goditja e marrë, aksidentoi këmbësorin 77-vjeçar H.B. Sipas policisë ai ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndaj shoferëve të arrestuar për ngjarjen, rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, e cila do të hetohet më tej nga Prokuroria e Durrësit. /b.d










