• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet tragjike/ Shumica e shkaktarëve përsëritës, pse rripi shpëton jetë

by A R
26/02/2018 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2018 ka nisur keq për sa i përket aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave, pak ditë më parë, raportoi se në janar të këtij viti u regjistruan 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %.

Për këtë temë u diskutua në “Pasdite në Top Channel”, ku të ftuar ishin Mithat Tola, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore; Alisa Mysliu, gazetare Fiks Fare; Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore vuri në dukje se shumica e autorëve të aksidenteve janë përsëritës. Ai përmendi edhe aksidentet e fundit me viktima.

“Shumica e aksidenteve janë shkaktuar nga shkelës të cilët kanë qenë përsëritës. Në aksidentin e Shkodrës, viktima është evidentuar rreth dy javë më parë për një parakalim të gabuar. Edhe në aksidentin e Kavajës, ka qenë shkelës i përsëritur”, thotë Tola.

Më tej, ai vë theksin te vendosja e rripit të sigurimit, i cili shpëtoi jetë. “Atje ku është përdorur rripi i sigurimit, të aksidentuarit kanë pësuar dëmtime të lehta. Në aksidentin e Shkodrës, nga të dhënat e para na rezulton se gruaja që ka shpëtuar ka qenë me rrip sigurimi, por këtë do ta nxjerrin hetimet. Rripi i sigurimit shpëton jetë”.

Ndërkohë, Alisa Mysliu thotë se 16 të vdekur nga aksidentet në një muaj, duket si një situatë lufte.

Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore shprehet se ligjet e ndërmarra duhet të diskutohen më herët para se të miratohen edhe me shoqërinë civile për të qenë më të plotë.

“Del se policia merr shumë masa, por ligjet bëhen nga policia kalojnë në kryeministri dhe kaq, por nuk merret mendimi i shoqërisë civile. Policia nuk mund të kapi çdo problem. Tashmë i është dhënë një përgjegjësi shoferit për mikrobuzët e fëmijëve të shkollave, por në botë nuk është kështu, pasi shoferi nuk mund t’i kontrollojë. Duhet një tjetër person që të merret me fëmijët. Nuk duhet t’i shohim këto gjëra bardhezi, duhet edhe një kujdestar i shkollës”, thotë eksperti./a.m.

Next Post
INVESTIGIMI/ Si zhvaten qytetarët në emër të “shoqatave bamirëse”

INVESTIGIMI/ Si zhvaten qytetarët në emër të "shoqatave bamirëse"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In