• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet rrugore, Mitat Tola: Pandëshkueshmëria e këmbësorëve, një ndër shkaktarët kryesorë

by Java News
20/11/2019 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër problematikë shqetësuese që ndikon në aksidentet rrugore sipas shefit të Sektorit të Analizës dhe Projekteve të Policisë Rrugore, Mitat Tola është edhe pandëshkueshmëria e këmbësorëve për shkeljet e kodit të qarkullimit rrugor.

“Këmbësorët nuk janë të ndëshkueshëm sa drejtuesit e automjeteve. Policia rrugore vendos rreth 600 mijë masa në vit për shkeljet e drejtuesve të mjeteve, çka ka ndikuar në disiplinimin e tyre. Një drejtues mjeti mund ta ndëshkosh dhe ai vetëkorrigjohet, kurse këmbësori është shumë i vështirë për tu ndëshkuar. Infrastruktura nuk i jep atë luks policisë rrugore për të ndëshkuar këmbësorin. Në shkolla edukimi bëhet në mënyrë jo të organizuar, dhe nuk është në sistem. Këmbësorët ecin përgjatë rrugës sikurse mjetet. Këto janë arsye që këmbësorët janë viktima në aksidente”, bëri me dije Tola.

Po cilat janë rrugët më problematike në kryeqytet dhe si mund të rregullohet infrastruktura e tyre për të parandaluar aksidentet rrugore?

“Duke filluar me rrugën ‘Dritan Hoxha’, (duke parë dhe mosbindjen e këmbësorëve), kjo rrugë duhet të ishte me trafik ndarëse të ngritur që mos kalonin këmbësorët nga një anë në tjetrën. Duhet edhe dhuna përderisa nuk gjobiten, bëjmë këtë infrastrukturë dhe këmbësori do të kalojë aty ku duhet. Rreth rrotullimi i TEG-ut është një problem i madh, komplet me shkurre dhe nuk shikohet asgjë, duhet të rregullohet. Edhe aty ku ka vend kalime, këmbësorët nuk e zbatojnë. Mendoj se organet kompetente duhet të gjejnë një zgjidhje për ti gjobitur apo edukuar këta këmbësorë”, tha specialisti i Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti.

Ndërkohë për ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve, policia rrugore ka nisur një fushatë sensibilizuese në të gjitha shkollat në vend. Shefi i Sektorit të Analizës dhe Projekteve të Policisë Rrugore, Mitat Tola bën thekson se një pjesë e konsiderueshme e aksidenteve ndodhin poshtë mbikalimeve, çka tregon se qytetarët shqiptarë ende nuk kanë arritur të respektojnë rregullat për të mbrojtur jetën e tyre.

“Duke filluar nga data 1 nëntor, policia rrugore ka shkuar nëpër shkolla dhe ka bërë sensibilizimin për sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Dua të theksoj se këmbësorët vdesin 31% më shumë në rrugët urbane, brenda qendrave të banuarve. Shpeshherë në autostradën Tiranë-Durrës, pjesa më e madhe e aksidenteve na kanë ndodhur poshtë mbikalimeve, këmbësorë që lodhen të kalojnë mbi mbikalim, dhe vdesin”, u shpreh Tola për ALERT. /e.s/

Next Post
Meta takon përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe bën thirrje: Ndërkombëtarët të rrinë larg, fatet e atdheut në duart tona

Meta takon përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe bën thirrje: Ndërkombëtarët të rrinë larg, fatet e atdheut në duart tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In