Pavarësisht se aksidentet rrugore sipas statistikave janë në ulje, fenomeni vijon të jetë shqetësues pasi herë pas here shkaktohen edhe humbje jete të qytetarëve.
Sipas ekspertëve në shumicën e rasteve shkak për ngjarjet rrugore janë drejtuesit e mjeteve por edhe të këmbësorët. Këta të fundit herë pas here nuk respektojnë sinjalistikën, apo kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të dedikuara.
Por një tjetër problem është mosmirëmbajtja e infrastrukturës dhe sinjalistikës rrugore nga Bashkia e Tiranës, ndërmarrjet e saj e të varësisë dhe dhjetëra drejtore e punonjës që paguhen me taksat e qytetareve të cilët është pak të thuhet që po vegjetojnë.
Ekspertet e sigurisë shprehen, se vijat e bardha, semaforët dhe tabelat e shpejtësisë në kryeqytet duhet të monitorohen dhe mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme.
Në kryeqytet një tjetër problematikë janë edhe parkimet e gabuara që herë pas here pengojnë pamjen e vijave të bardha apo bëhen shkak për aksidente.
Rreth 85% e rasteve të aksidenteve ndodhin si pasojë e drejtuesve të mjeteve, kryesisht nga mosha 25-34 vjeç. Gjatë vitit të shkuar pati 1 mijë e 375 ngjarje rrugore, me 1 mijë e 913 të vdekur dhe plagosur.











