• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet rrugore, 107 të vdekur në pesë muaj

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Policisë Rrugore, Ardi Veliu, deklaroi në emsionin “Tonight Ilva Tare” se në vetëm 5 muaj, numri i të vdekurve në aksidente është 107 persona. Ai tha se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në akset rrugore, duke shtuar se shumë akse nuk kanë parametrat e duhura të sigurisë.

Megjithatë, ai deklaroi se aksidentet me pasojë vdekjen kanë pësuar ulje. Sipas tij, në vend qarkullojnë 500 mijë automjete ndërsa gjatë sezonit turistik shtohen edhe 500 mijë të tjera.

Veliu: Këtë situatë nuk duhet ta shohim kaq të zymtë, sepse në rast se i referohemi statistikave të tremujorit të fundit, situata pothuajse është e përmbysur. Qoftë për sa i përket evidentimit të ngjarjeve rrugore, qoftë numrit të të vrarëve, e cila është gjithmonë në ulje.

I referohem korrikut, gushtit dhe shtatorit, të cilat kanë qenë periudha të ngarkuara në akset rrugore. Në Shqipëri qarkullojnë 500 mijë mjete që posedohen nga shtetas shqiptarë, plus 480-530 mijë mjete që janë futur nga vendkalimet kufitare për të frekuentuar plazhet dhe sezonin turistik.

Ndërsa eksperti i sigurisë rrugore, Demir Osmani deklaroi se policia ka përgjegjësi në vetëm 10% të aksidenteve rrugore.

Osmani: Është infrastruktura rrugore që për mua zë një pjesë të mirë, është sistemi i dhënies së patentave dhe ndërgjegjësimi i pakët i popullsisë për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Pjesën më të madhe e ka shteti shqiptar në lidhje me aksidentet rrugore. Është investuar shumë herë më tepër për sinjalistikën rrugore në tre vitet e fundit dhe mendoj se ky investim duhet të shtohet.

Ora/d i

Next Post
Sfidë kishës, martohen dy ish-murgesha në Itali

Sfidë kishës, martohen dy ish-murgesha në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In