• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidentet në rrugët e vendit, Çekia i dhuron Shqipërisë katër radarë modernë

by A R
01/07/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidentet rrugore janë bërë një problem i rëndësishëm në vend ditët e fundit, të ndodhura për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e shoferëve. Policia e Çekisë i ka dhuruar policisë shqiptare katër radarë dixhitalë modernë për monitorimin e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Me qëllim për të ndihmuar Policinë Rrugore shqiptare gjatë sezonit turistik 2021 dhe sidomos monitorimin dhe kontrollin e tejkalimit të shpejtësisë së mjeteve, mbërritën në vendin tonë nëpërmjet PKK Morinë, Kukës, dy zyrtarë të Shërbimit të Policisë Rrugore çeke, së bashku me një mjet të Policisë Rrugore çeke, të cilët sollën në Shqipëri 4 radarë dixhitalë modernë që do të përdoren nga Policia Rrugore shqiptare.

Njoftimi i policisë:

Policia çeke ndihmon Policinë e Shtetit, me katër radarë dixhitalë modernë për monitorimin e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejura, e cila është burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën.

Mbështetur në marrëveshjen dypalëshe mes Policisë së Shtetit të Republikës së Çekisë dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për të ndihmuar Policinë Rrugore shqiptare gjatë sezonit turistik 2021 dhe sidomos monitorimin dhe kontrollin e tejkalimit të shpejtësisë së mjeteve, mbërritën në vendin tonë nëpërmjet PKK Morinë, Kukës, dy zyrtarë të Shërbimit të Policisë Rrugore çeke, së bashku me një mjet të Policisë Rrugore çeke, të cilët sollën në Shqipëri 4 radarë dixhitalë modernë që do të përdoren nga Policia Rrugore shqiptare.

•  Mëngjesin e sotëm, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zyrtarët e Policisë Rrugore të Çekisë zhvilluan një takim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, ku mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

•  Më tej, në sallën e mbledhjeve të DPPSH-së, me rreth 20 punonjës të shërbimit të Policisë Rrugore u realizua trajnimi special me përfaqësues policor të të dy shërbimeve policore, mbi përdorimin praktik të radarit model “Laser Cam4”.

•  Pas përfundimit të trajnimit dhe njohjes me aparatet dhe me modalitetet e vënies në punë u kryen veprime praktike në terren, në rrugën interurbane kryesore, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Drejtues të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe të Drejtorisë së Certifikimit dhe Trajnimit të Mjeteve Motorike pranë Akademisë së Sigurisë morën pjesë në trajnim, me qëllim përgatitjen e kurrikulave dhe të protokolleve të trajnimit, duke konsideruar se shërbimi i Policisë Rrugore përherë e më shumë po përdor pajisje shpejtësimatëse radarë, dronë fluturues dhe mjete të tjera të teknologjive dixhitale.

Next Post
Arrestohet armiku i betuar i shqiptarëve, Christos Pappas! U arratis pasi ‘Agimi i Artë’ u shpall organizatë kriminale

Arrestohet armiku i betuar i shqiptarëve, Christos Pappas! U arratis pasi 'Agimi i Artë' u shpall organizatë kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In