Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha nge dyshime se në autoshkolla nuk bëhen të plota orët e praktikës.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se kur kishte autoshkollë, çdo kursant kishte një librezë ku shënoheshin orët e praktikës.
“Po të shpjegoj rastin sesi unë kam pasur autoshkollë dhe unë u kisha bërë një librezë çdo kandidati për drejtues mjeti, në të cilën shkruante orën kur fillonte stërvitjen, pra fillonte guidën me makinë dhe orën kur dilte. Prindi paguante x lekë përdjalin e tij që ta kualifikojë, por ai nuk bën as 5 kilometra.
Atëherë pse i pagova lekët unë kur djali im nuk trajnohet dhe nuk e bën këtë? Kjo kërkon një metodikë që të jetë e kontrollueshme. Në të vërtetë, ky djali i bëri 36 orë stërvitje apo jo? Ky është problemi”, theksoi ai.
/s.f
Na çmendur me këto orët e plota ju. Ose bëni gjoja, ose nuk dini. Por mendoj nuk ka nevojë për shumë zgjuarsi për të kuptuar që thelbi i problemit qëndron tek provimi në fund të kursit. Dhe jo gjatë kursit. Mjafton që patenta mos jepet duke e bërë provimin me sy mbyllur nga komisioni, dhe kjo i detyron kursantët dhe autoshkollat që t’a bëjnë të plotë praktikën e patentës. S’ka nevojë as të trumbetohet rritja e çmimit. Kaq e thjeshtë është..!