• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksident tragjik në Sukth, vdesin 3 vajza dhe një djalë (pamje të frikshme)

by A R
13/10/2016 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët e vendit përgjaken sërish. Një aksident tragjik ka ndodhur në Sukth gjatë orëve të para të mëngjesit me pasojë vdekjen e 4 të rinjve. Përplasja e dy mjeteve tip benz i ka marrë jetën 3 vajzave që udhëtonin së bashku në të njëjtin mjet dhe një 36-vjeçari që udhëtonte në mjetin tjetër. Sipas të dhënave, përplasja ka qenë tepër e fortë pasi mjetet janë përplasur kokë më kokë me shpejtësi tepër të lartë, duke i marrë jetën në vend të 4 personave që udhëtonin në dy mjetet. Nga kryerja e veprimeve paraprake, rezulton se automjeti tip “Benz” me targa AA 979 GV me të cilin po udhëtonte i vetëm shtetasi D.D. nga Durrësi ka qenë në drejtim të Tiranës dhe automjeti tjetër me targa AA 694 IL ku ishin vajzat, udhëtonte drejt Tiranës.

Sipas policisë mjeti në fjalë i përkiste 23-vjeçares nga Saranda me inicialet G.Sh, 23-vjeçe e cila ka ndërruar jetë. Viktimë ka mbetur edhe 33-vjeçarja I.B ndërkohë ende nuk ka të dhëna për identitetin e vajzës së tretë në mjet.

Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga dy automjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi automjetet janë shkatërruar plotësisht nga përplasja e fortë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë.
Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.
Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet.
Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Në vijim do ju mbajmë në koherent për çdo të dhënë të re.

/a.m.

354654143220sukthsukth1

Next Post
Shpërthim në qendër të Athinës, dyshohet për akt terrorist

Shpërthim në qendër të Athinës, dyshohet për akt terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In