Një i ri 22-vjeçar ka ndërruar jetë në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Ngjarja tragjike ndodhi sot rreth orës 17:05. Policia njofton se viktima është identifikuar me inicialet O.L.
Ai devijoi nga aksi rrugor dhe u përplas me trafikndarësen. Si pasojë, doli nga rruga dhe gjeti vdekjen në vendngjarje.
Grupi hetimor ka arritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
/a.r