Dy djem të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.
Mësohet se automjeti me të cilin udhëtoni dy të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 24 vjeç.
Viktimat janë Gabriel Lluca 24 vjeç dhe Denis Korbi 24 vjeç, të dy banues në Peqin.
Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.
Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.











