Tre persona humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Varibop. Viktimat janë dy kushërinj, djem xhaxhallarësh, dhe e fejuara e njërit prej tyre.
Automjeti i tyre tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ra në një kanal në anë të rrugës. Shoferi dhe dy pasagjerët humbën jetën pasi u mbytën në ujë. Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Fisnik Murataj 32 vjeç, ndërsa njëri prej pasagjerëve si Agustin Murataj 30 vjeç.
Sa i përket gruas që ndodhej në mjet, ajo është identifikuar si Nazia Aham 34 vjeç, shtetase franceze. 34-vjeçarja ishte e fejuar me Fisnik Muratajn, drejtues i automjetit. Ata po ktheheshin nga një dasmë dhe po udhëtonin drejt Greqisë, ku dhe jetonin.


Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se makina doli jashtë rruge gjatë natës, ndërsa rasti u evidentua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10.
***
Një aksident tragjik me pasojë tre të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Në aksident kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit, Fisnik Murataj, kushëriri i tij dhe një vajzë e re.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Varibop ku mjeti tip “Suzuki” me targa IHZ 1755 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë 3 personat që udhëtonin në të kanë humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës por vetëm gjatë orëve të paradites u zbulua.
Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë./a.m./
















