Aksident tek Mbikalimi i Rinasit/ Plagosen dy pasagjerë në një nga automjetet

Policia e Tiranës njofton një aksident rrugor qe ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin e quajtur Mbikalimi i Rinasit.

Sipas policisë së kryeqytetit, dy pasagjerë të një mjeti janë plagosur nga ky aksident.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.