Një aksident rrugorë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore në Plepa. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin, ku si pasojë u plagosën tre persona.
Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u dërguan menjëherë për në spitalin e Durrësit.
Nuk janë zbardhur ende as shkaqet që çuan në përplasjen e dy makinave, ndërsa policia po punon për sqarimi ne rrethanave të aksidentit. /b.d