Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme.
Ngjarja është raportuar në dalje të Fushës-Kosovës, në rrugën që lidh Prishtinën me Pejën.
Sipas mediave në Kosovë, në aksident u përfshinë tre makina, por për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe Policia dhe po punojnë për shkaqet e aksidentit.
Për disa minuta trafiku në këtë segment u bllokua.