Një 19 vjeçare është përplasur nga një makinë në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet.
Mësohet se vajza me inicialet Xh.C., po kalonte rrugën përballë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, teksa ka dalë nga një lokal.
Sipas JOQ.al, ajo po kalonte lulishten, pasi në atë vend nuk ka trotuar dhe makina, e cila ka qenë me shpejtësi e ka përplasur.
Vajza është dërguar menjëherë në spital, por është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa, policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.d