Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas përplasjes mes një minibusi dhe një kamioni në republikën ruse të Mari El, 600 kilometra në lindje të Moskës, njoftuan autoritetet lokale.
Aksidenti ndodhi në fshatin e Vizimyaryt, pranë lumit Volga, kur një minibus me një kapacitet prej 20 pasagjerësh është përplasur me një kamion që transportonte trungje pemësh.
“Numri total i të vdekurve është 14 persona”, theksoi Ministria lokale për Situatat e Urgjencës, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
“Ishte errësirë dhe reshje të dendura dëbore ka pasur në momentin e aksidentit”, sipas Ministrisë së Brendshme. /b.d