Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gostimë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtërmen, ku një automjet tip “Volksëagen ” me targa AA 015 MR është përplasur me me mjetin tip “Ford” me targa AA 123 BE.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Kirurgjik Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /b.d










