
Aksident me pasojë vdekjen në Vorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gjokaj të Vorës ku mjeti i drejtuar nga shtetasi H. S., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit është plagosur, ndërsa pasagjeri me të, shtetasi S. S., rreth 80 vjeç ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

