Një 56-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi po drejtonte makinën e tij tip “Benz” në gjendje të dehur.
Dine Zeqaj, u përplas me një makinë tjetër Taksi, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.
“Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Sulejman Delvina” pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” nën efektin e pijeve alkoolike është përplasur me një automjet tjetër “Taxi-Ford” me drejtues shtetasin S.M, ku si pasojë kemi vetëm dëme materiale”, sqaron policia
a.ç









