Një makinë ka aksidentuar një këmbësor në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë.
Policia njofton se një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç.
Për pasojë 34-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Vlorës dhe nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
g.kosovari