Një aksident ka ndodhur pranë një karburanti në Vlorë teksa një automjet i paidentifikuar ka përplasur një fëmijë të mitur 8- vjeç.
Pas aksidentit automjeti është larguar teksa fëmijë ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Policia tashmë është vendosur në lëvizje për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij.