Dy automjete janë përfshirë në një aksident në kryqëzimin e fshatit Begaj, në Tropojë.
Në aksident është përfshirë një automjet tip “Golf”, me drejtues shtetasin me iniciale I.D., dhe një me automjet tip “Pasat”, me drejtues shtetasin me iniciale G.K.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Golf”, i cili është transportuar për në spitalin e Tropojës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë.
“Më datë 25.07.2019, në kryqëzimin për në fshatin Begaj, Tropojë, janë përplasur automjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin I.D., me automjetin tip “Pasat”, me drejtues shtetasin G.K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Golf”, shtetasi I.D., ku po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Tropojës.”











