Një kalimtar është plagosur ditën e sotme në kryeqytet, pasi është përplasur nga autobusi i linjës së Shkozës. Aksidenti ka ndodhur te Ministria e Jashtme. Autobusi me targa TR 7122 U me drejtues shoferin me inicialet A. K. ka aksidentuar një 20-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Traumës i plagosur. Policia ka ndaluar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
ma.me