Një 34-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident ditën e sotme.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në Vaqarr, ku automjeti që drejtohej nga Brikel ZHuri ka përplasur 34-vjeçarin që udhëtonte me motor.
I riu ka humbur jetën rrugës për në Spital
Njoftimi i policisë
Me datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në “Vaqarr”, ka ndodhur një aksident.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në “Vaqarr” shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 34 vjeç.
Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.
javanews/a.ç











