Një person është përplasur nga një makinë mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në sheshin ‘Demokracia’, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga informacionet e para bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në spital, ku nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ndërsa, policia ka vajtuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
ma.me