Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtoj i ri.
Policia sqaron se “Automjeti tip ‘Opel Corsa’ me targë AA 615 NP ka dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë tej normave të lejuara”
Viktima është drejtuesi i mjetit shtetasi F. Colaj 22 vjeç nga Kopliku.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
a.ç










