Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Thumanë në afërsi të Gjormit.
Një makinë tip BMW me targa AB863BK e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Thumanës ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Mbrojtëset kanë depërtuar brenda në makinë e për pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari D. Gjergji.
/a.r