Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (5 Dhjetor) në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Mjeti tip “Hyunday” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike, në afërsi të fshatit Çiflik. Makina me targa AB426 OB ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja e tij, një 25-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin, teksa ktheu edhe trafikun në gjendje normale.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.











