Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në afërsi të fshatit Skuraj.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i kamionit. Ai është transportuar me urgjencë në spitali e Laçit, ku është vënë nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është në rrezik për jetën. /b.d