Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë pasi u përfshi në një aksident.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u përplasën një makinë me një motor.
I lënduari, drejtuesi i motorit, është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.
/a.r