Një i vdekur, një i plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti në Pogradec. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Korçë.
Nga të dhënat policore bëhet e ditur se viktima ka mbetur 23-vjeçarja me iniciale F.Q., banuese në Vlorë, ndërsa është plagosur 29-vjeçari me inicialet E.M., nga Pogradeci. Të njëjtat burime pohojnë se ishte vajza ajo që drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 282 MG, në kohën kur ai ka humbur kontrollit dhe ka dalë nga rruga.
Sakaq, i riu është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
BW