Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës ku si pasojë ka humbur jetën një qytetar.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, ndërsa një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet me targa shqiptare në vendin e quajtur Leshnicë.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin dhe shkaqet e ngjarjes ndërsa grupi hetimor ka vajtur në terren për të arritur në konkluzionet përfundimtare.