Një aksident i ndodhur në minierën e Klosit ka shkaktuar plagosjen e 5 punëtorëve.
Mësohet se tre prej të plagosurve janë dërguar për në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në spitalin e Burrelit.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një avari, për shkak të mos respektimit të rregullave në punë.
Minatorët e plagosur, punonin për kompaninë AlbChrome.
/a.m.