Një aksident ka ndodhur në minierën e Cerujës ditën e sotme në zonën e Bashkisë Klos, ku për pasojë është plagosur një person.
Sipas News24, minatori i plagosur është dërguar në spitalin e Burrelit, ndërsa më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Mësohet se fillimisht nuk është raportuar që aksidenti ndodhi në minierë, por është deklaruar se personi është rrëzuar.
Por prokuroria dhe grupi hetimor kanë konstatuar që aksidenti ka ndodhur në minierën e Cërujës.
Prokurori i Matit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Personi i aksidentuar me iniciale N.S. është rreth moshës 55 vjeç.
Sipas informacionit të marrë, minatorit i ka rënë një masiv shkëmbor ku ka pësuar dhe fraktura.
/e.d