Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Lezhë-Laç dhe për pasojë janë plagosur rëndë një burrë dhe një grua. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milotit ndërsa dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë endi i ditur janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa ende nuk ka një pistë se përse automjeti u përmbys.
ma.me