Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin që lidh Lezhën dhe Shëngjinin.
Mësohet se një automjet, i cili levizte me shpejtesi ka humbur kontrollin, duke goditur një person që lëvizte me biçikletë dhe 3 automjete të tjera ,3 prej të cilave ishin të parkuara para një lokali.
Nga aksideni ka mbetur i plagosur drejtuesi i bicikletës, i cili është dergur me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidenti.
/e.d