Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një nga rrugët kryesore të qytetit, në bulevardin”Gjergj Kastrioti”, ku një këmbësor dyshohet se është përplasur nga një makinë.
I aksidentuari Y. Xh., rreth 60 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se makina drejtohej nga H. D., i cili është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Vijojnë hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.
/a.r