Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.
Mësohet se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurin në spital.
Ndërkohë edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të saj.
g.kosovari











